13 emigratë të kthyer nga Greqia kanë lënë hotelin në Korçë ku ishin karantinuar për 14 ditë menjëherë sapo u kthyen nga shteti fqinj.
Mësohet se ata kanë hasur probleme me likuidimin e hotelit, pasi janë shprehur se çmimi ka qenë më i lartë se sa i është thënë në fillim.
“Nuk kemi lekë të likuidojmë hotelin, çmimi është më i lartë se sa na thanë në fillim”, është shprehur një nga emigrantët.
Nga ana tjetër emigrantët janë shprehur se kushtet dhe kontrollet kanë qenë shumë të mira.
Kujtojmë se qeveria ka vënë rregull që të gjithë të kthyerit nga vendet fqinje e kanë detyrim të karantinohen në hotel për 14 ditë përpara se të shkojnë në Greqi në mënyrë që të shmanget mundësia e përhapjes së pandemisë.