U la jashtë listës së deputetëve, Luan Baçi: Kontratën e kam me PD

Publikuar tek: politike, më 15:09 24-10-2020 U la jashtë listës së deputetëve, Luan Baçi: Kontratën e kam me PD Luan Baçi

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi u shpreh se edhe pse Komisioni e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, “kontratën” e ka me PD-në.

 

Në një prononcim për mediat, Baçi tha se e respekton Komisionin dhe se vendimi i tij nuk është shumë i rëndësishëm për aq kohë sa strukturat e tjera të Partisë Demokratike e kanë vlerësuar maksimalisht.

“Unë e kam kontratën me Partine Demokratike, me strukturat e degës dhe gjithë anëtarësinë e saj që më ka votuar në mënyre plebishitare dy herë për kryetar dege dhe më i vlerësuari, me po thuaj fare kontestime, në votimin  që u bë për listën e kandidatëve për deputet. E respektoj komisionin në punën e tij”, – tha Luan Baçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Biznesi po vuan pasojat e pandemisë, ndihma mungon kurse taksat paguhen
Ruçi uron Daçiç për postin e kryeparlamentarit në Serbi: Marrëdhëniet dypalëshe po njohin zhvillime »
Article Logic
Execution time: 0.011363983154297
array(1) { ["section"]=> string(71) "u-la-jashte-listes-se-deputeteve-luan-baci-kontraten-e-kam-me-pd-225002" }