U la jashtë listës së deputetëve, Luan Baçi publikon dokumentet: Ju rilindas të mjerë dhe ju bastardë pseudo-demokrat, përballë do më keni... (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 09:30 27-10-2020 U la jashtë listës së deputetëve, Luan Baçi publikon dokumentet: Ju rilindas të mjerë dhe ju bastardë pseudo-demokrat, përballë do më keni... (E PLOTË)

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka publikuar dy dokumenta ne rrjetat sociale, vërtetimin e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit ku nuk figuron as si i përndjekur dhe as si informatori i Sigurimit si dhe një vertetim nga ILDKPI pas një kontrolli të thellë të pasurisë.

Me anë të një shkrimi të gjatë ai është shprehur se gjithçka që ka e ka me djersë dhe me punë. Baçi shprehet se edhe pse Komisioni e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, “kontratën” e ka me PD-në.

“Kontrata ime eshte me PD, dhe me Kryetarin Lulzim Basha, me antaresine e PD, me strukturat drejtuese te deges, qe jane miqte dhe koleget e mi te pazevendesueshem dhe me qytetaret Fierak dhe me gjere. Perballe do me keni dhe do te shikoni humbjen tuaj te turpshme si asnjehere tjeter. Perballe jush rilindas hajdute dhe genjeshtare do te jene edhe socialistet e thjeshte qe i keni genjyer, dhe mashtruar ne keto 8 vite ashtu si keni keqtrajtuar mizorisht qytetaret e thjeshte dhe akoma me shume demokratet,” shkruan Baçi ndër të tjera.

E plotë:

Nje pergjigje, per ju rilindas te mjere ne ikje e siper dhe per ju bastarde pseudo demokrate, qe rrini vrimave si minjte e gjirizeve, hiqeni si demokrate por jeni thjeshte servil dhe lepires, sherbetor te perulur te pushtetit te rilindjes se Rames dhe dilni sa here shikoni dhe mendoni se u be deti kos.

Menjehere filluat festen dhe bashke me te dhe fabrikimin e genjeshtrave shpifjeve dhe trillimeve te neveritshme, per figuren time me shpresen se emri im do te qendroje ne liste pritje dhe se nuk do te me keni perballe.

E di qe ju ze tmerri, e dini mire se do tju denoncoj çdo dite ne veprimet tuaja abuzive, e dini mire se nuk e njoh friken, e dini mire se jam i pa kompromentueshem, e dini mire se kam mbeshtetjen e shume qytetareve te ndershem qofte dhe jashte bindjeve politike, prandaj jeni terbuar bashke me minjte pseudo demokrat, miq me ju, qe i genjeni, me nga nje vend pune dhe ndonje sherbim “te ndershem” por kot e keni, po gaboheni rende, perballe do te me keni, shume here me te fuqishem me shume njerez dhe pa fund mbeshtetje.

Se pari:

Pastertine e figures time, nuk e vini dot ne dyshim, prandaj, po ju ve ne dispozicion, dokumentin i çertifikuar nga autoriteti i pastertise se figures dhe ju ftoj ta beni dhe ju, po te keni kurajo, madje edhe per prinderit tuaj.

Kjo ishte e para shpifje e neveritshme tuaja qe ju po qarkulloni, keto dite, ja ku e keni, por dhe kjo ne respekt te qytetareve, te ndershem, qe ju mos ti mashtroni dhe genjeni si ndyresira qe jeni me moton shpif, shpif se diçka do mbetet.

Se dyti:

Po thoni se ka probleme me pasurine, po ju them se nuk jam i varfer, por jam shume puntor dhe me mund dhe djerse bashke me bashkeshorten time, kemi bizneset tonat, prej shume vitesh shume te sukseshme, dhe te ligjshme

Tre here ka kaluar gjithe pasuria ime te inspektoriati i larte i deklarimit te pasurive, nga keto dy here tani qe jeni ju rilindas hajdute ne pushtet.

Tre muaj e mbajtet dosjen time, e kontrolluat dhe ster kontrolluat, verifikuat çdo gje dhe ne fund u detyruat te pranonit rregullsine dhe ligjshmerine e gjithe pasurise time.

Jam krenar per çdo gje qe kam arritur, se e kam me mund dhe djerse.

Pra me kot gezoheni, me kot ferkoni duart

Kontrata ime eshte me PD, dhe me Kryetarin Lulzim Basha, me antaresine e PD, me strukturat drejtuese te deges, qe jane miqte dhe koleget e mi te pazevendesueshem dhe me qytetaret Fierak dhe me gjere.

Perballe do me keni dhe do te shikoni humbjen tuaj te turpshme si asnjehere tjeter. Perballe jush rilindas hajdute dhe genjeshtare do te jene edhe socialistet e thjeshte qe i keni genjyer, dhe mashtruar ne keto 8 vite ashtu si keni keqtrajtuar mizorisht qytetaret e thjeshte dhe akoma me shume demokratet.

25 Prilli 2021 do te jete fundi juaj i turpshem

122769686_2908553552618042_7060328986929517638_n.jpg122555375_2908553515951379_4681165628540084707_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sistemi shëndetësor, PD i përgjigjet Ramës: Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet
Erion Veliaj e akuzon për Vilën në Gjirin e Lalzit, i përgjigjet Kryemadhi: Aty vijnë nuset dhe bëjnë fotot e dasmës. Po lali Eri i ka deklaruar fustanet Dolce & Gabbana të gruas?! »
Article Logic
Execution time: 0.010082006454468
array(1) { ["section"]=> string(150) "u-la-jashte-listes-se-deputeteve-luan-baci-publikon-dokumentat-ju-rilindas-te-mjere-dhe-ju-bastarde-pseudo-demokrat-perballe-do-me-keni-e-plote-225315" }