U la në burg si porositësi i dy vrasjeve në Elbasan. Nga trafiku i 10 mln eurove kokainë tek vrasja e vëllait, ja kush është 34-vjeçari me 3 emra (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:14 18-09-2020 U la në burg si porositësi i dy vrasjeve në Elbasan. Nga trafiku i 10 mln eurove kokainë tek vrasja e vëllait, ja kush është 34-vjeçari me 3 emra (FOTO)

Erion Alibej është arrestuar dhe është lënë në burg pasi akuzohet si organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve që tronditën Elbasanin gjatë muajit gusht.

Kujtojmë që u ekzekutua me breshëri automatiku Emiljano Ramazani dhe u qëllua 26 herë me thikë Regis Runaj, i cili u gjet i pajetë pranë varrezave të qytetit.

Alibej mësohet se ka një të shkuar kriminale dhe ka marrë pjesë në trafiqe ndërkombëtare droge. Ai përdorte dhe dy emra të tjerë; Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej, raporton newsbomb.al.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi. Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

Erion (Andrea) Alibej, së bashku me vëllain e tij, Endrit Alibej  u arrestuan më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

Në kuadër të këtij operacioni u goditën në 2013, dy grupe shqiptarësh, me 3 anëtarë që vepronin në Francë dhe pjesën tjetër që vepronte në Itali dhe drejtohej nga vëllezërit Alibej.

Në atë kohë, mediat lokale italiane shkruanin se rreth 300 policë nga provinca e Astit të mbështetur edhe nga Komandat e gjithë Legion Piemonte dhe Valle d’Aosta, me ndihmën e një helikopteri, organizuan një operacion të madh antidrogë duke çuar në pranga 31 persona, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste nga gjykata.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Kjo u lejoi hetuesve të hidhnin dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të një grupi të madh të kokainës, pjesëtarët e të cilës ishin nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se rrjeti kishte anëtarët e vet shqiptar në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Në aktivitetin e tyre kriminal grupi i vëllezërve Alibej përdornin pseudonime si Tarzani, Tino, Ciçio, Bimbo, ndërsa në gjuhën e kriptuar kokaina identifikohej me fjalën “foto”, raporton newsbomb.al.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar "Shkumbini", i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, e 34-vjeçarit që është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit.

Ekzekutohet masa e sigurisë "Arrest në burg", për 34-vjeçarin, për veprën penale "Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e plotë të dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Elbasan, pasi një pune hetimore dymujore u bë e mundur zbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

Në këtë kuadër, paraditen e sotme, nga strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar "Shkumbini", u bë ekzekutimi i masës së sigurisë "Arrest në burg", lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimit nga strukturat hetimore, për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019221067428589
array(1) { ["section"]=> string(155) "u-la-ne-burg-si-porositesi-i-dy-vrasjeve-ne-elbasan-nga-trafiku-i-10-mln-eurove-kokaine-tek-vrasja-e-vellait-ja-kush-eshte-34-vjecari-me-3-emra-foto-220854" }