Njëri prej liderëve të ‘Opozitës së Bashkuar’ Agron Duka vlerëson me fjalë të mëdha Zoran Zaevin pas dorëheqjes së këtij të fundit nga posti i kryeministrit.
Kreu i PAA-së e konsideron Zaevin si ‘’lider të përgjegjshëm’’.
Zaev pranoi të dorëhiqej nga posti i kryeministrit teksa vendet anëtare të BE-së dështuan të arrinin një marrëveshje të përbashkët për hapjen e bisedimeve për integrim në Bashkimin Europian për ne dhe Maqedoninë e Veriut.
Opozita e bashkuar ka kërkuar që Edi Rama të largohet nga posti i kryeministrit nëse nuk merr nga KE-ja miratimin për çeljen e negociatave.
Mesazhi i Agron Dukës në Facebook:
Respekte për një burrë dhe një lider të përgjegjshëm!