U lodh nga ngjitja në malin Everest, alpinisti 41 vjeçar ndërron jetë pak pa mbërritur në majë

Publikuar tek: bota, më 23:50 25-05-2019 U lodh nga ngjitja në malin Everest, alpinisti 41 vjeçar ndërron jetë pak pa mbërritur në majë Alpinistet gjate ngjitjes ne 'zonen e vdekjes' ne Everest

Numri i njerëzve që duan të ngjisin malin Everest është rritur me shifra rekord gjatë kësaj periudhe, po aq sa edhe numri i njerëzve të vdekur.

Një britanik ndërroi jetë sot pasi u lodh shumë gjatë ngjitjes.

Robin Haynes Fisher, 41 vjeç, vdiq në zonën e ashtuquajtur “zona e vdekjes”, e njohur për nivele të ulëta të oksigjenit, tha Mira Acharya, një zyrtare e departamentit të turizmit.

Bilanci i të vdekurve për këtë sezon në malin më të lartë të botës ka arritur në dhjetë.

Zyrtarët thanë se shumica e vdekjeve erdhën nga lodhja dhe vonesa në rrugën e mbushur me njerëz.

Para disa ditësh alpinisti, Nirmal Purja postoi një fotografi në Facebook ku dëshmonte ‘bllokimin e trafikut’ në majën më të lartë të malit në botë e mbuluar nga dëbora.

Numri i njerëzve që u ngjiten në Everest në vitin 2019 mund të kalojë rekordin e vitit të kaluar prej 807 personash që kanë arritur majën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029201030731201
array(1) { ["section"]=> string(100) "u-lodh-nga-ngjitja-ne-malin-everest-alpinisti-41-vjecar-nderron-jete-pak-pa-mberritur-ne-maje-165719" }