‘U martuam në mënyrë të rrufeshme’, Rudina Xhunga rrëfen njohjen me Dritan Hilën: Kur e takova nuk e dija…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:05 16-07-2019 ‘U martuam në mënyrë të rrufeshme’, Rudina Xhunga rrëfen njohjen me Dritan Hilën: Kur e takova nuk e dija…

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në ‘My Living’ në Vizion Plus ka dhënë një intervistë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.

Ajo ka folur për jetën e saj private, duke treguar pasionet e saj siç është gatimi.

Ndër të tjera, Xhunga ka folur dhe për njohjen me bashkëshortin, gazetarin Dritan Hilën.

‘Në punë ku tjetër se? Unë në punë isha gjithë ditën. Gjatë një emisioni, unë e kisha ftuar Dritanin në një emision për politikën e jashtme. Njohja u bë për herë të parë kur e takova sepse unë nuk e dija dhe nuk e bëja lidhjen që ishte ai që shkruante te ‘Shqip’.  Gjithë stafi bëri tifozëri: Shiko sa e mirë që është, shiko sa i mirë që është’, u shpreh Rudina.

Më tej ajo ka folur dhe për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre deri në ardhjen në jetë të vajzës.

‘Marrëdhënia jonë ka qënë shumë e rrufeshme, ne jemi fejuar, martuar shumë shpejtë dhe Alana ka ardhur gjithashtu shumë shpejtë. Nuk pritëm shumë’, ka shtuar më tej gazetarja.

Screenshot_10.png

rudina-xhunga-1.jpg

rudinma1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015383958816528
array(1) { ["section"]=> string(108) "u-martuam-ne-menyre-te-rrufeshme-rudina-xhunga-rrefen-njohjen-me-dritan-hilen-kur-e-takova-nuk-e-dija-172403" }