U martuan në "Qytetin e Dashurisë", Elif po divorcohet nga bashkëshorti për shkak të...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:44 31-01-2017 U martuan në

Tashmë është zyrtare që aktorja turke Tuba e njohur si “Elif”, dhe bashkëshorti i saj me të cilin ka dy vajza binjake po divorcohen. Dashuria e tyre u kurorëzua në Paris, i cili ndryshe njihet dhe si "Qyteti i Dashurisë" në vitin 2011. Dashuria mesa duket nuk ka qenë aq e fortë dhe në periudha të vështira. 

Sipas mediave turke, ka qenë pikërisht angazhimi i dy aktorëve në projekte të tjera televizive dhe mungesa e kohës për vajzat e tyre shkak i linjes së konflikteve. 

Verën e vitit të kaluar, mediat turke shkruan se Tuba do të shkëputej për një kohë nga projektet e reja dhe do t’u përkushtohej vajzave për një kohë të gjatë jashtë Turqisë. Por vetëm pak kohë më pas, Tuba nisi projektin e ri “Cezur ve Gusel”, me Kivanc Tatlitug, i cili vijon xhirimet dhe transmetimin në ekran. 

yftjtf.jpg

 Tuba me bashkëshortin dhe vajzat

Gjatë vitit të fundit, pretendimet për pjesëmarrje në projekte të ndryshme televizive kanë ҫuar në një krizë mes bashkëshortëve. Asnjëherë dy aktorët nuk pranonin të punonin në të njëjtën kohë në projekte të reja, sepse kështu do të linin pas dore vajzat. Debatet e lindura muajt e fundit për kujdesin e vajzave kanë ҫuar në një vendim reciprok nga të dy aktorët.

Edhe pse ata vetë e mohuan fillimisht se kishin një marrëdhënie në krizë, avokatët zbuluan se gjithҫka ishte përfolur ishte e vërtetë.

srdfbg.jpg

Tuba dhe Engin në serialin  "Diamante dhe Dashuri"

 yft.jpg

Tuba dhe Kivanç në serialin më të ri" Cezur ve Gusel"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007105827331543
array(1) { ["section"]=> string(87) "u-martuan-ne-qytetin-e-dashurise-elif-po-divorcohet-nga-bashkeshorti-per-shkak-te-67280" }