U mblodhën më shumë se 300 mijë dollarë për djalin që e tallnin, familja e tij i jep për bamirësi

Publikuar tek: bota, më 21:35 27-02-2020 U mblodhën më shumë se 300 mijë dollarë për djalin që e tallnin, familja e tij i jep për bamirësi Quaden Bayles i ftuar nga skuadra e regbise

Familja e Quaden Bayles, djaloshit 9 vjeçar australian që u bë i famshëm nga videoja ku kërkonte litar që të varte veten, pasi shokët e tallnin për paraqitjen e tij, ka dhuruar 308 mijë dollarët e mbledhur për bamirësi.

Familja e tij u tha mediave lokale se ata ishin prekur nga gjesti, por donin të përqëndroheshin te "çështja e vërtetë".

"Ky djalë i vogël është ngacmuar. Sa vetëvrasje, të zeza apo të bardha, në shoqërinë tonë kanë ndodhur për shkak të ngacmimit?", tha tezja e tij, Mundanara Bayles.

"Ne duam që paratë të shkojnë në organizatat e komunitetit që me të vërtetë kanë nevojë", shtoi ajo.

"Sa më shumë që ne duam të shkojmë në Disneyland, unë mendoj se komuniteti ynë do të përfitonte shumë nga kjo”.

Familja tha që ata do të donin t'i jepnin paratë për dy bamirësi: Dëarfism Awareness Australia, dhe Balunu Healing Foundation.

Ata thanë se janë gjithashtu në diskutime me Brad Williams, një komedian amerikan që filloi fushatën në GoFundMe, dhe i cili ka të njëjtën gjendje të xhuxhit të Akondroplasia.

 Williams deklaroi në faqen e fushatës se "çdo lek i tepërt" nga udhëtimi Disneyland do të dhurohej për bamirësi kundër ngacmimit dhe kundër abuzimit.

Sipas kushteve të GoFundMe, të gjitha fondet e dhuruara duhet të përdoren "vetëm për qëllimin që keni deklaruar në lidhje me fushatën tuaj".

Përveç fushatës, që nga videoja e Quaden dalë në internet atë e ka ftuar një ekip i ligës së regbi për të parë ndeshjen e tyre në Queensland .

Të famshëm si aktori Hugh Jackman dhe basketbollisti Enes Kanter kanë ndarë gjithashtu mbështetjen e tyre në internet , ndërsa prindërit në vendet e tjera kanë postuar mesazhe nga fëmijët e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088570117950439
array(1) { ["section"]=> string(103) "u-mblodhen-me-shume-se-300-mije-dollare-per-djalin-qe-e-tallnin-familja-e-tij-i-jep-per-bamiresi-196694" }