U mbyllën hetimet për milionat e eurove që do përfitonte 'Gener 2' e Bashkim Ulajt, reagon LSI: Kjo çështje duhet të hetohej e para nga SPAK

Publikuar tek: politike, më 11:26 23-01-2020 U mbyllën hetimet për milionat e eurove që do përfitonte 'Gener 2' e Bashkim Ulajt, reagon LSI: Kjo çështje duhet të hetohej e para nga SPAK Endrit Braimllari i LSI dhe Bashkim Ulaj, aksioner i Gener 2

Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari ka folur  në emër të LSI ditën e sotme për mbylljen e hetimeve për Unazën e Re.

Prokuroria e Tiranës mbylli në prag të festave të fundvitit hetimet për kompaninë fantazmë që fitoi tenderin e Unazës së Re, DH Albania, dhe dërgoi në gjyq si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Ndërkaq, në një deklaratë për mediat, Braimllari u shpreh se shqiptarët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes më të madhe korruptive të Unazës së Re dhe se kjo duhet të ishte dosja e parë që duhej të hetohej nga SPAK.

"Është e qartë që ‘Ramaforma’, burgos qytetarët e thjeshtë, të pafajshëm, të ndershëm dhe mbron të korruptuarit, kriminelët me urdhër qeveritar”, tha Endri Braimllari.

Më shumë nga deklarata e Endri Braimllarit:

Të gjithë shqiptarët për më shumë se një vit, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes më të madhe korruptive të ndodhur në kurriz të qytetarëve të ndershëm dhe të pafajshëm të Unazës së Re.

Edi Rama për më shumë se një vit i dhunoi, i arrestoi, hodhi gaz lotsjellës kundër fëmijëve 5 vjeçarë, të moshuarve dhe përdori çdo mekanizëm shtetëror në funksion të interesit të tij personal.

Për më shumë se një vit, kjo çështje ka qenë nën hetim nga prokuroria.

Qytetarët prisnin të shkonin përpara drejtësisë përfaqësuesit shtetërorë të cilët implementuan një projekt me dokumente të falsifikuara ku kërkonin të gllabëronin 40 milionë euro. 

Prokuroria vendosi të çojë për gjykim me një akuzë qeshkarake vetëm një recepsionist.

Kjo çështje duhet të ishte subjekti i parë i hetimit nga SPAK, me qëllim që jo vetëm të krijohej besimi te qytetarët por të shkonin përpara drejtësisë zyrtarët e korruptuar.

LEXO EDHEProkuroria ‘groposi’ para festave skandalin e DH Albania te Unaza, reagon PD: Tallje e pafytyrë, merrret i pandehur vetëm recepsionisti

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020645141601562
array(1) { ["section"]=> string(143) "u-mbyllen-hetimet-per-milionat-e-eurove-qe-do-perfitonte-gener-2-e-bashkim-ulajt-reagon-lsi-kjo-ceshtje-duhet-te-hetohej-e-para-nga-spak-192905" }