Është gjetur trupi i pajetë i Fran Bardhit, i cili u mbyt një javë më parë në Fan të Mirditës.
Pas kërkimeve të shumta vetëm sot është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit, të cilin e rrëmbeu rrjedha e HEC-t.
Trupi i 54-vjeçarit është gjetur në një thellësi prej 4 metrash, i mbuluar nga balta dhe interte. Palombarët e Forcave të Armatosura do të rifillojnë ditën e nesërme operacionin për nxjerrjen e trupit.
Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë bërë denoncimin e mbytjes së 54-vjeçarit i cili po punonte në momentin që e ka marrë rrjedha e lumit Mat.