U merrnin lekë emigrantëve të paligjshëm për t'i transportuar drejt vendeve të BE, arrestohen 3 persona në Korçë (VIDEO-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:47 05-07-2020 U merrnin lekë emigrantëve të paligjshëm për t'i transportuar drejt vendeve të BE, arrestohen 3 persona në Korçë (VIDEO-DETAJE) Ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 2persona të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 14 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet me dije se në pranga janë vënë:

- O. B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, pasi këta shtetas janë kapur në vendin e quajtur "Lumi i Vërdovës" në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip "Suzuki" dhe "Benz" në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

- E. G., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në unazën e qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip "Mitsubishi", 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni i koduar "Perimetri", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Gjatë operacionit goditen edhe dy raste të tjera.

Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 14 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- O. B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, pasi këta shtetas janë kapur në vendin e quajtur "Lumi i Vërdovës" në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip "Suzuki" dhe "Benz" në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

- E. G., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në unazën e qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip "Mitsubishi", 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097601413726807
array(1) { ["section"]=> string(131) "u-merrnin-leke-emigranteve-te-paligjshem-per-t-i-transportuar-drejt-vendeve-te-be-arrestohen-3-persona-ne-korce-video-detaje-212871" }