U merrnin para bizneseve që të mos u vendosnin gjobë, Gjykata e Posaçme nis gjyqin për tre zyrtarët e Tatimeve (EMRAT-Si u zbuluan)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 03-12-2020 U merrnin para bizneseve që të mos u vendosnin gjobë, Gjykata e Posaçme nis gjyqin për tre zyrtarët e Tatimeve (EMRAT-Si u zbuluan) Ne rreth: Artan Kroj

Gentian Elezi, Artan Kroj dhe Petrit Hoxha janë tre ish-zyrtarë e Drejtorisë së Tatimeve në Durrës, për të cilët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur gjykimin.

Tre inspektorët e Tatimeve të Durrësit u arrestuan dy vite më parë pasi duke shfrytëzuar detyrën u merrnin para bizneseve në mënyrë që të mos iu vendosnin gjobë. Ata janë filmuar në atë kohë nga pronari i një biznesi, në momentin kur kërkonin para.

Policia në atë kohë bënte me dije se Gentian Elezi, Artan Kroj dhe Petrit Hoxha, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

SPAK i akuzon tre ish-zyrtarët e Tatimeve për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Përgjimi i telefonave dhe survejimi, zbuloi skemën e zhvatjes së parave të biznesve nga tre të akuzuarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajleri përplaset me trafikndarësen në Tiranë-Durrës, trafik dhe radhë të gjata në të dy drejtimet e autostradës (Pamje nga vendngjarja)
Gara për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto padit sërish KED në Apel »
Article Logic
Execution time: 0.024055957794189
array(1) { ["section"]=> string(135) "u-merrnin-para-bizneseve-qe-te-mos-u-vendosnin-gjobe-gjykata-e-posacme-nis-gjyqin-per-tre-zyrtaret-e-tatimeve-emrat-si-u-zbuluan-230011" }