U merrte lek studentëve, DETAJE nga arrestimi i pedagogut: Iu gjetën para ‘të stimuluara’ nga SPAK. Si u kap nga agjenti i infiltruar bashkë me sekserin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:25 24-09-2020 U merrte lek studentëve, DETAJE nga arrestimi i pedagogut: Iu gjetën para ‘të stimuluara’ nga SPAK. Si u kap nga agjenti i infiltruar bashkë me sekserin FotoMontazh: Sekseri Xhevi Dervishi - Pedagogu Alket Dino

Pedagogu Alket Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga Policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u merrnin para studentëve për t’ju dhënë provimet.

Siç njoftoi Policia pas arrestimit, pedagogu Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi janë kapur në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët. Avokati i pedagogut Dino, Nevzat Tarelli, ka thënë për mediat se klienti i tij nuk ka marrë para.

Ai tregoi se procedimi ka nisur një muaj më parë nga SPAK dhe pedagogu është mbajtur në përgjim. “Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë. Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK”, tha ai, ndërsa tregoi dhe si u kap Dino dhe Dervishi nga agjenti i infiltruar.

“Dje janë finalizuar kryerja e veprimeve simuluese nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria  ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartmomedhave që u përdorën për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur te Dervishi, një pjesë nuk janë gjetur”, shtoi avokati.

Sipas Tarellit, pedagogu Alket Dino nuk ka pasur me vete asnjë prej parave “të stimuluara” të vendosura nga SPAK, por ka treguar se një pjesë e tyre i është gjetur sekserit Xhevi Dervishi.

“Është e vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër, por takimi ka qenë për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qira, pasi Dervishi është pronar i një agjencie imobiliare. Alket Dino është  pozicionuar qartë qe nuk ka lidhje me rastin korruptiv që ka të bëjë me një student që pretendon që ka paguar për një provim me Alket Dinon 500 euro.Gjatë kontrollit fizik profesorit nuk i është gjetur asnjë kartmonedhë euro.Një pjese e eurove janë gjetur në portofolin e Xhevi Dervishit”, përmbylli avokati Nevzat Tarelli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011032819747925
array(1) { ["section"]=> string(154) "u-merrte-lek-studenteve-detaje-nga-arrestimi-i-pedagogut-iu-gjeten-para-te-stimuluara-nga-spak-si-u-kap-nga-agjenti-i-infiltruar-bashke-me-sekserin-221474" }