U mor peng në shenjë hakmarrje për kokainën që nuk dorëzoi i vëllai, dalin detaje të reja nga vrasja e Jak Prengës në Kamëz: Shpallen në kërkim 8 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 21:05 29-01-2020 U mor peng në shenjë hakmarrje për kokainën që nuk dorëzoi i vëllai, dalin detaje të reja nga vrasja e Jak Prengës në Kamëz: Shpallen në kërkim 8 persona 49 vjeçari Jak Prenga, i marre penge dhe i ekzekutuar me pas ne Shijak

Shkon në tetë numri i personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për marrjen peng dhe më pas vrasjen e 49 vjeçarit Jak Prenga në Kamëz, pak ditë më parë.

Prenga është marrë peng nga vëllezërit Hajri në resortin e tyre në Shijak, pasi i vëllai i viktimës duhet të dorëzonte në Angli 243 kilogramë kokainë, për llogari të vëllezërve Hajri.

Menjëherë Policia ka arrestuar tre vëllezërit Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Leonard Hajri pronarë të resortit Golden në Shijak, ku Jak Prenga u mor peng dhe u dhunua derisa gjeti vdekje, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën.

Bashkë me ta u arrestua Olsi Turja dhe Festim Bezhdili, ndërsa janë shpallur në kërkim fillimisht 4 porositësit e pengmarrjes së Jak Prengës, 3 shkodranë dhe një vlonjat dhe Altin Hajri. Ndërkohë mbrëmjen e sotme mësohet se listës së personave të shpallur në kërkim u janë shtuar dhe 3 persona të tjerë, identiteti i të cilëve deri tani nuk bëhet i ditur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071368217468262
array(1) { ["section"]=> string(158) "u-mor-peng-ne-shenje-hakmarrje-per-kokainen-qe-nuk-dorezoi-i-vellai-dalin-detaje-te-reja-nga-vrasja-e-jak-prenges-ne-kamez-shpallen-ne-kerkim-8-persona-193528" }