U nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, fëmijët e Dritan Priftit shfaqen për herë të parë në publik: Çdo gjë që bëjmë kemi në mendje babin (Dëshirat e ish-ministrit të ndjerë)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:20 18-01-2020 U nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, fëmijët e Dritan Priftit shfaqen për herë të parë në publik: Çdo gjë që bëjmë kemi në mendje babin (Dëshirat e ish-ministrit të ndjerë) Femijet e Dritan Priftit

Një nga politikanët më të përfolur në dekadën e fundit në Shqipëri, që të gjithë e deshën dhe të gjithë urryen në kohë të ndryshme. Ish-ministri i Energjetikës dhe ish-deputet i LSI, u nda nga jeta më datë 12 tetor të 2017-ës pas një beteje të gjatë me një sëmundjeje të rëndë në gjak, që në fund ai nuk e mposhti dot në moshën 49-vjeçare.

 

Ndërkaq, për herë të parë kanë folur fëmijët e ish-ministrit të ndjerë në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ me Evi Reçin.

Davidi, Tedi dhe Livia, folën me shumë mall për marrëdhënien me të atin.

Të pyetur nga moderatorja nëse mendojnë se ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi tha: “Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin, ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”. Ndërsa djali i vogël, Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se:

“Gjithmonë kur ikja në futboll i thoja ‘hajde me mua, se do bëjë një gol për ty’ dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi i emocionuar.

Ndërkaq Livia e kujtoi kështu të atin: “Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”.

Davidi tha se i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe ndërsa kujtoi se Dritani kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show man të së ardhmes.

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit, Dritani, donte që Joni të ndiqte hapat e tij.

WhatsApp-Image-2020-01-15-at-19.11.45-750x375.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00996994972229
array(1) { ["section"]=> string(175) "u-nda-nga-jeta-ne-moshen-49-vjecare-femijet-e-dritan-priftit-shfaqen-per-here-te-pare-ne-publik-cdo-gje-qe-bejme-kemi-ne-mendje-babin-deshirat-e-ish-ministrit-te-ndjere-192424" }