U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të Partisë Socialiste (FOTO nga homazhet)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 25-05-2020 U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të Partisë Socialiste (FOTO nga homazhet)

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-deputetit të Partisë Socialiste, Niko Faber i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 80-vjeçare.

Familjarët, miqtë dhe kolegët i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit, përmes një ceremonie me homazheve të zhvilluar në Katedralen e qytetit të Korçës. Të pranishëm në ceremoninë e homazheve kanë qenë të afërm e miq, mes tyre edhe ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.

Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës, ku së fundmi ka ngritur zërin kundër ndërtimit të TEC-it në këtë qytet.

Faber ka qenë deputet në legjislaturën e vitit 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Screenshot_9_copy.pngdeputeti-qe-vdiq-niko.gifScreenshot_9.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087630748748779
array(1) { ["section"]=> string(123) "u-nda-nga-jeta-ne-moshen-80-vjecare-i-jepet-lamtumira-e-fundit-ish-deputetit-te-partise-socialiste-foto-nga-homazhet-207730" }