Çastet e fundit të Hajrie Rondos/ Si u shua në krahët e të bijës duke puthur dorën e bashkëshortit (FOTOT E SHTEPISE NE HIMARE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 10-09-2017 Çastet e fundit të Hajrie Rondos/ Si u shua në krahët e të bijës duke puthur dorën e bashkëshortit (FOTOT E SHTEPISE NE HIMARE)

Dje u nda nga jeta mikja e tij më e mirë, Hajrije Rondo.

Ndërsa, sot profesori Përparim Kabo ka publikuar një shkrim me fjalë prekëse për aktoren e madhe. Kabo shkruan nga Himara ku ndodhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit, aktores Hajrie Rondo

Shkrimi i plotë:  

Kjo është shtëpia e Engjëllit Hajrije Rondo në Himarë. Përballë është deti, ullinjt e heshtur dhe një paqe e amshuar. Tek hyra në shtëpi takova burra himariotë të ngrirë, por gjithë respekt. Takova të shoqin Kiçon e ngushëllova dhe mbetëm të përqafuar dhe të përlotur. Me tregoi me hollësi për momentet e fundit...ishte shuajtur në krahët e Kleas, të bijës e paqtë dhe me mendjen e plotë duke bërë si gjest të fundit marjen e dorës të të shoqit Kiços e duke ja puthur.

 Në katin e dytë gratë himariote të veshura për zi e mort bënin roje në heshtje...Takova Klean që ka bukurinë e nënës dhe trupin shtatlartë të të atit. U përpoqa të imagjinoja kur më thoshte...Ja te bëhem mirë e të vish te ne në Himare e do kenaqemi...Erdha mike për të përcjellur në udhetimin e fundit. Në dhomë njerëzit flasin me zë të ulët...janë ata që e dinë ç’është jeta e sa vlen e ç’është vdekja e si duhet respektuar...Artist ishte vetem një nga Himara që vite më parë e kishe parë në Estradën e Vlores...Ndoshta artistët janë rruges duke ardhur.. pkabo 10 shtator 2017 Himare...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071470737457275
array(1) { ["section"]=> string(108) "u-nda-nga-jeta-nga-nje-semundje-e-rende-dalin-fotot-e-shtepise-ku-jetonte-aktorja-e-madhe-hajrie-rondo-91811" }