U nda pas 9 vitesh, zbulohet lidhja e Mateus Frrokut me vajzën që punon në Klan

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:09 15-10-2019 U nda pas 9 vitesh, zbulohet lidhja e Mateus Frrokut me vajzën që punon në Klan

Këngëtari Mateu Frroku prej disa javësh është pjesë e spektaklit ‘Dance With Me’, ku vallëzon me aktoren Eliona Pitarka.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Gent Zenelaj, pjesë e jurisë i ka zbuluar një të fshehtë Mateusit.

Pas performancës, Zenelaj i tha këngëtarit se flitet që ai është i lidhur me një vajzë që punon në Klan.

"Flitet që ti në Klan me dike je pleksur, kështu se…është e vërtetë?", e pyeti Genti dhe shtoi: "Thashethemet e klanit, të restorantit".

Ndërkohë Mateusi nuk e mohoi këtë lajm, por tha: “Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë!”, pa dashur të japë më shumë detaje.

Se kush është vajza që është në lidhje me këngëtarin ende nuk dihet, por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Kujtojmë që Frroku më herët ka qenë i lidhur prej 9 vitesh dhe prej 2 vitesh i fejuar me një vajzë të panjohur për publikun.

Screenshot_1.jpg

Screenshot_24.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033159017562866
array(1) { ["section"]=> string(85) "u-nda-pas-9-vitesh-zbulohet-lidhja-e-mateus-frrokut-me-vajzen-qe-punon-ne-klan-182149" }