U ndalua në Vjenë, flet vëllai i kryeministrit: Nuk është e vërtetë, ishte konsultë

Publikuar tek: rajon, më 16:41 18-07-2019 U ndalua në Vjenë, flet vëllai i kryeministrit: Nuk është e vërtetë, ishte konsultë Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk ka qenë i arrestuar, por që ishte në një konsultë disa minutëshe në policinë në aeropot të Vjenës.

Mediat kosovare kanë raportuar sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, pas një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohuar vetë Daut Haradinaj.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim.Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë.Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023149013519287
array(1) { ["section"]=> string(87) "u-ndalua-ne-vjene-flet-vellai-i-kryeministrit-nuk-eshte-e-vertete-ishte-konsulte-172612" }