U ndaluan për tejkalim shpejtësie, qeni i policisë u zbulon 164 kilogram metamfetaminë

Publikuar tek: bota, më 19:58 28-01-2020 U ndaluan për tejkalim shpejtësie, qeni i policisë u zbulon 164 kilogram metamfetaminë Qeni Brutus qe zbuloi metamfetaminen e fshehur

Një polic i trafikut në Arizona, SHBA ka ndaluar një makinë për tejkalimin e shpejtësisë, por pas kontrollit të makinës me ndihmën e qenit Brutus, janë gjetur të fshehura 164 kilogram metamfetaminë të fshehur.

Gjatë ndalimit polici kishte vënë re diçka të dyshimtë, ndaj kërkoi edhe përforcime.

Patrulla që erdhi në ndihmë kishte me vete edhe qenin e quajtur Brutus, I cili lajmëroi oficerët për drogën, me një vlerë prej 4.1 milion dollarësh.

Ky ishte konfiskimi më I madh në historinë e policisë së Arizonës.

Julie Jeannie Mason, 52 vjeç dhe Maurius Montez Mason 38 vjeç janë arrestuar me akuzën e posedimit dhe trafikimit të drogës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020793914794922
array(1) { ["section"]=> string(92) "u-ndaluan-per-tejkalim-shpejtesie-qeni-i-policise-u-zbulon-164-kilogram-metamfetamine-193423" }