U ndoq me helikopterë dhe anije, kapet pas 24 orësh në Mal të Zi gomonia që do ngarkohej me drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:14 06-01-2018 U ndoq me helikopterë dhe anije, kapet pas 24 orësh në Mal të Zi gomonia që do ngarkohej me drogë

Kapet pas 24 orësh në ujërat e Malit të Zi gomonia që u pikas dje në Karaburun me 3 trafikantë në bord.

Gomonia u pikas dje në gadishullin e Karaburunit.

Në askionin e djeshëm u gjetën të fshehura 28 kg drogë e ndara në 5 pako.

Gomonia kishte ardhur në Vlorë për tu ngarkuar me drogë, por u pikas nga autoritetet dhe u vunë në ndjekje. 

Pasi u konstatua policia kërkoi ndihmën e FA, të cilët iu vunë pas gomones nga ajri dhe deti. Për pak kohë ajo u zhduk deri në momentin ku pasditen e sotme u bllokua në ujërat malazeze. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident te “Rruga e Elbasanit”, autobusi i Saukut përplaset me një makinë (FOTOT)
“Një tunel që i lidh me Policinë e Shtetit", ja ku do të jetë godina e personave që do hetojnë zyrtarët e lartë »
Article Logic
Execution time: 0.010931015014648
array(1) { ["section"]=> string(103) "u-ndoq-me-helikoptere-dhe-anije-kapet-pas-24-oresh-ne-mal-te-zi-gomonia-qe-do-ngarkohej-me-droge-105677" }