Komunikimi 5-6 ditor online me një vajzë që kishte njohur në “Facebook”, i ka kushtuar shtrenjtë një 20 vjeçari në Tiranë.
HISTORIA
Në prill 2016, shtetasi A. C. ka kallëzuar në organin e Policisë se rreth dy vjet më parë është njohur përmes Facebook ut me shtetasen B. N. Ai ka biseduar me të për rreth 56 ditë, ku më pas ajo i ka kërkuar të shkëpusnin komunikimin, pasi llogaria e saj në FB kontrollohej edhe nga vëllai i saj, Dashamir N. Pas kësaj, kallëzuesi ka ndërprerë komunikimin me këtë shtetase. Pas rreth një muaji, shtetasi A. C. është telefonuar nga ana e Dashamir N., i cili e ka fyer përmes telefonit, duke i thënë se përse kishte komunikuar me motrën e tij. Numrin e telefonit, Dashamir N. ia kishte marrë vëllait të kallëzuesit, duke e kanosur se nëse nuk u jepte numrin, do ta vriste. Kallëzuesi është habitur nga kjo telefonatë, pasi ai kishte rreth dy vite që nuk kishte komunikuar me shtetasen B. N.
KËRCËNIMI
Më 5 prill 2016, rreth orës 10:00, shtetasi Dashamir N. e ka telefonuar sërish kallëzuesin, duke i kërkuar të takoheshin për t’u sqaruar. Si pikë takimi kanë lënë fillimisht vendin e quajtur “Mullet”. Pasi kanë shkuar atje, A. C. ka takuar një kushëri të tij, i cili i ka thënë se do të takoheshin me Dashamirin në Sauk. Kur kanë shkuar aty, ata janë takuar me një tjetër të afërm të tij, i cili i ka thënë se Dashamiri i priste në Tiranë. Pasi kanë mbërritur në Tiranë, në një bar “A…”, janë njoftuar nga Dashamir N. se ai po i priste për t’u takuar te “Kthesa e Kamzës”. Kallëzuesi ka hezituar ta takonte, por G. i ka thënë se nuk do të ndodhte gjë, pasi Dashamirin e kishte shok dhe se thjesht do të sqaroheshin.