U nis për në studion e emisionit, ish-DEPUTETI i PD-së arrestohet “LIVE” në Tiranë (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 21:55 19-06-2019 U nis për në studion e emisionit, ish-DEPUTETI i PD-së arrestohet “LIVE” në Tiranë (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa ishte nisur nga selia blu, në drejtim të Kasharit, ku do të merrte pjesë në emisionin “Open”.

Spahia është lidhur fillimisht në transmetim direkt, por i vënë në dijeni nga gazetarja Eni Vasili se ishte shpallur në kërkim për shkak të përplasjes në KZAZ-në e Shkodrës, Spahia tha se nuk kishte dijeni.

Më tej, Spahia ka pranuar sfidën e deputetit Taulant Balla, i cili e ka ftuar të provojë nëse është në kërkim apo jo, duke lënë selinë e PD-së, për t’u nisur drejt studios së emisionit “Open”.

I gjithë udhëtimi i tij është transmetuar “live” në Top Channel, deri në momentin kur një patrullë e policisë e ka ndaluar pranë zonës së njohur si “Nisharaku”, dhe më pas kanë kërkuar të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

MOMENTI I NDALIMIT:

MOMENTI I ARRESTIMIT:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026224136352539
array(1) { ["section"]=> string(92) "u-nis-per-ne-studion-e-emisionit-ish-deputeti-i-pd-se-arrestohet-live-ne-tirane-video-168917" }