U nisën për protestë por u kthyen me arkivol, homazh për 4 protestuesit e vrarë në 21 Janar 2011

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 21-01-2021 U nisën për protestë por u kthyen me arkivol, homazh për 4 protestuesit e vrarë në 21 Janar 2011 Ziver Veizi - Hekuran Deda - Faik Myrtaj - Aleks Nika

Protesta e 21 janarit 2011 është padyshim një nga protestat më të përgjakshme, ku 4 persona humbën jetën. 4 protestues të Partisë Socilaiste u vranë nga Garda e Republikës, në Bulevardin “Dëshmorët e  Kombit”, përpara Kryeministrisë.

- Ziver Veizi, nga fshati Zenelaj në Gjirokastër, është një ndër protestuesve të vrarë nga Garda e Republikës në protestën e 21 janarit 2011. Ana Veizi, vajza e tij, studente në vitin e tretë për juridik, është kthyer në vajzën simbol të kërkesës për drejtësi, për të katër protestuesit e vrarë.

Screenshot_4.jpg

- Hekuran Deda, është protestuesi I tretë I vrarë gjatë protestës. Akuza atëkohë, arriti në konkluzionin se autori I vrasjes së këtij protestuesi ishte gardisti Agim Llupo. Deda me origjinë nga Dibra prej kohësh ishte vendosur në periferi të Tiranës.

Screenshot_5.jpg

- Faik Myrtaj, protestuesi që erdhi nga Fieri në 21 janar 2011, mbeti I vrarë gjatë demonstratës së opozitës në bulevard. Ai është viktima e tretë e kësaj proteste. Djali I tij Renato nuk ka rreshtur kurrë së kërkuari drejtësi.

Screenshot_6.jpg

- Aleks Nika, protestuesi nga Lezha që kishte ardhur nga Greqia para pak kohësh, u vra gjatë demonstratës. Përvec prindërve, la pas gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ndërkohë dje për të, policia ka kërkuar rihetim.

Screenshot_7.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 22 kg kokainë në “Land Rover”, arrestohet shqiptari në Itali
Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, zbardhet mesazhi i fundit me mikun e tij: Kam prenontuar kthimin më 10 janar »
Article Logic
Execution time: 0.013395071029663
array(1) { ["section"]=> string(102) "u-nisen-per-proteste-por-u-kthyen-me-arkivol-homazh-per-4-protestuesit-e-vrare-ne-21-janar-2011-235802" }