U njoh me lezhianin në ‘facebook’, e reja nga Kamza tmerrohet kur takohet vetëm për vetëm me 29-vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 15-05-2017 U njoh me lezhianin në ‘facebook’, e reja nga Kamza tmerrohet kur takohet vetëm për vetëm me 29-vjeçarin

Vajza nga Kamza u lidh nëpërmjet 'facebook' me të riun nga Lezha, por përjetoi tmerrin kur e takoi ballë për ballë.

 29-vjeçari nga Lezha është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë mbrëmjen e së shtunës, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës dhe është denoncuar në Komisariatin nr.5 nga shtetasja me iniciale I.R., 22 vjeçe.

Burime nga Policia thanë dje se, sipas kallëzimit të së resë, djali nga Lezha ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të, teksa po e përcillte me makinë për në shtëpi.

Vajza pretendon se Xhevahir G. ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, në momentin që ajo ka bërë rezistencë dhe ka nisur të bërtasë e të kërkojë ndihmë. Por në një moment ajo ka arritur të hapë derën e makinës dhe ka dalë në rrugë duke vrapuar në drejtim të shtëpisë.

Në këtë kohë 29- vjeçari i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa e dëmtuara është paraqitur në Komisariat ku ka bërë denoncim për atë që kishte ndodhur. Burimet thanë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i cili akuzohet për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.

DENONCIMI i VAJZËS:

Vajza me iniciale I.R., banuese në Kamzë, ka denoncuar se një 29- vjeçar që kishte njohur në rrjetet sociale ka tentuar të abuzojë seksualisht me të në makinë. Sipas deklarimeve që 22- vjeçarja ka dhënë para oficerëve të Policisë, disa muaj më parë ishte njohur në Facebook me një djalë nga Lezha, me emrin Xhevahir G.

Pas njohjes virtuale, dy të rinjtë kanë shkëmbyer edhe numrat e telefonit dhe më pas bisedat e tyre kanë qenë edhe më të shpeshta. Ajo ka folur thuajse çdo ditë me të, por nuk e kishte takuar asnjëherë. Pasditen e së shtunës, 29-vjeçari i ka telefonuar asaj, duke i thënë se do të vinte nga Lezha për ta takuar. Vajza është bindur dhe e ka takuar për të pirë një kafe.

Në kallëzimin e saj ajo sqaron se janë ulur për më shumë se një orë në një lokal në Kamzë. Më pas ajo shprehet se i ka thënë shtetasit Xhevahir G. se duhej të kthehej në shtëpi, pasi ishte bërë vonë.

Djali i ka thënë se do ta shoqëronte me makinë deri afër shtëpisë dhe ajo ka pranuar. Por pak para se t’i afrohej shtëpisë, në një rrugicë të errët, ai ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, pasi ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Megjithatë, 22-vjeçarja ka deklaruar se në një moment ka arritur t’i shpëtojë nga duart, ka hapur derën e makinës dhe është larguar me vrap.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të vjedhë “Range Rover-in” por e pëson keq 24 vjeçari nga Tirana (EMRI)
62 vjeçari nga Tirana dhunon bashkëshorten, policia i gjen armën e gjahut dhe merr në mbrojtje gruan »
Article Logic
Execution time: 0.01272988319397
array(1) { ["section"]=> string(107) "u-njoh-me-lezhianin-ne-facebook-e-reja-nga-kamza-tmerrohet-kur-takohet-vetem-per-vetem-me-29-vjecarin-78637" }