U operua personi i parë me Covid-19, Manastirliu konfirmon lajmin: Ndërhyrja kirulgjikale doli me sukses

Publikuar tek: aktualitet, më 19:16 29-03-2020 U operua personi i parë me Covid-19, Manastirliu konfirmon lajmin: Ndërhyrja kirulgjikale doli me sukses

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar operacionin e parë në Shqipëri për një paciente, 18 vjeçare të prekur me COVID-19.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka vlerësuar punën e mjëkëve dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermieres Manushaqe Hoxha dhe instrumentaren e ndërhyrjes Valbona Bulku.

Sakaq, Manastirliu ka njoftuar se sot u hap spitali i dytë për të luftuar COVID-19, spitali ‘Shefqet Ndroqi’.

Kujtomë që 18 vjeçarja nga Lezha, fillimisht është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar, por pasi i është bërë testi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Statusi i plotë:

Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës

Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.

Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/operohet-personi-i-pare-me-covid-19-18-vjecarja-nga-lezha-ia-del-me-sukses-fillimisht-shkoi-per-apendesit-200545

91126538_917640115358706_5719184661876310016_o.jpg91716103_917640145358703_8372901180044476416_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087769031524658
array(1) { ["section"]=> string(109) "u-operua-personi-i-pare-me-covid-19-manastirliu-konfirmon-lajmin-nderhyrja-kirulgjikale-doli-me-sukses-200567" }