U padit nga Francesco Beccheti, Shqipëria fiton në arbitrazh, kjo është shuma marramendase që do paguajë biznesmeni

Publikuar tek: ekonomi, më 14:00 25-01-2018 U padit nga Francesco Beccheti, Shqipëria fiton në arbitrazh, kjo është shuma marramendase që do paguajë biznesmeni

Republika e Shqipërisë u padit në Tetor 2014, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (“Arbitrazhi i ICC”) nga shoqëria Hydro S.R.L., i Francesko Beccheti ku u kërkua zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej €137,235,090.00 (njëqind e tridhjetë e shtatë million e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e nëntëndhjetë Euro) si edhe e të gjithë kostove të Paditësit dhe procesit të arbitrazhit.

Shqipëria paraqiti kundërpadi në këtë proces ku pretendoi se, pavarësisht nga mirëbesimi dhe vullneti i mirë që ka karakterizuar gjithmonë Shqipërinë në lidhje me zbatimin e këtij koncesioni, Paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej €158,000,000.00 (njëqind e pesëdhjetë e tetë million Euro). Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000.00 (dymbëdhjetë million e nëntëqind mijë Euro) si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamate-vonesave deri në vlerën e cituar më lart dhe të të gjithë kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit të pësuara nga i Padituri, në një vlerë prej rreth €1,258,642.00 (një million e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e dy Euro).

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.

hidrocentrali-i-kalivacit-650x352-554x320.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023773908615112
array(1) { ["section"]=> string(120) "u-padit-nga-francesco-beccheti-shqiperia-fiton-ne-arbitrazh-kjo-eshte-shuma-marramendase-qe-do-paguaje-biznesmeni-107882" }