U përcoll me nderime nga kolegët e tij në NATO, pritet të mbërrijë trupi i Major Tanushit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:47 15-05-2019 U përcoll me nderime nga kolegët e tij në NATO, pritet të mbërrijë trupi i Major Tanushit

Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i Major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Mësohet se Tanushi u përcoll me nderime nga grup Batalioni në Letoni.

Avioni me trupin e majorit do të mbërrijë në orën 12:45 në aeroportin “Nënë Tereza” dhe më pas do të zhvillohet një ceremoni nderimi në nder të ushtarakut shqiptar.

Ndërkaq, homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067970752716064
array(1) { ["section"]=> string(95) "u-percoll-me-nderime-nga-koleget-e-tij-ne-nato-pritet-te-mberrije-trupi-i-major-tanushit-164417" }