U përfol për qejfmbetje, Vera Grabocka reagon për Alketa Vejsiun: Jam shumë e lumtur për ty

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:15 18-02-2020 U përfol për qejfmbetje, Vera Grabocka reagon për Alketa Vejsiun: Jam shumë e lumtur për ty Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Vera Grabocka ka reaguar për herë të parë pas pjesëmarrjes së Alketa Vejsiut në Sanremo.

Ndërkohë që në media përflitej se kishte një qejfmbetje nga ana e Verës, pas deklaratave të Alketës se asaj i ishte besuar drejtimi i Festivalit të RTSH, duke qenë edhe në rolin e drejtoreshës artistike,

Vera Grabocka ka shpërndarë një foto me Alketën, ku e uron për pjesëmarrjen e saj.

Ky urim përkon edhe me nisjen e emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku Alketa është prezantuese dhe Vera regjizore.

Në shkrimin e saj regjizorja kujton edhe miqësinë 20 vjeçare me moderatoren, ndërsa shprehet e lumtur për arritjet e Alketës.

“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe... Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive...dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund”, shkruan Vera Grabocka.

Screenshot_2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aurela Gaçe ka gati këngën e re, pritet një baladë e mrekullueshme (Foto)
Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni »
Article Logic
Execution time: 0.0086309909820557
array(1) { ["section"]=> string(96) "u-perfol-per-qejfmbetje-vera-grabocka-reagon-per-alketa-vejsiun-jam-shume-e-lumtur-per-ty-195570" }