U përfol se bashkëjetonte me Albi Nakon në shtëpinë e tij, reagon Alba Hoxha: As nuk kam qenë dhe as do jem...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:40 30-05-2020 U përfol se bashkëjetonte me Albi Nakon në shtëpinë e tij, reagon Alba Hoxha: As nuk kam qenë dhe as do jem... Alba Hoxha - Albi Nako

Ditën e sotme Newsbomb.al ka publikuar një lajm, referuar burimeve të Panorama.al, se balerina e njohur Alba Hoxha, prej kohësh jetonte në shtëpinë e koreografit Albi Nako, por kjo gjë është mbajtur e fshehtë.

Ata janë përfolur shumë, pasi në fillim nuk e pranuan lidhjen e tyre dhe më pas as ndarjen. Pas ndarjes Alba është larguar nga shtëpia e partnerit dhe ka marrë me vete gjërat e saj.

Burime për një media shqiptare thanë se ky vendim lidhet me ndikimin që kanë patur familjet e secilës prej palëve. Mirëpo nuk ka vonuar as reagimi i Albës, e cila i ka mohuar këto zëra, duke i quajtur spekulime.

"Boll më, unë as nuk kam qenë dhe as do jem në shtëpinë e koreografit", ka thënë ajo në Instagramin e saj personal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011265993118286
array(1) { ["section"]=> string(112) "u-perfol-se-bashkejetonte-me-albi-nakon-ne-shtepine-e-tij-reagon-alba-hoxha-as-nuk-kam-qene-dhe-as-do-jem-208449" }