U përfol se do të futej në Parlament, kandidati i PD merr vendimin përfundimtar

Publikuar tek: politike, më 19:49 05-03-2019 U përfol se do të futej në Parlament, kandidati i PD merr vendimin përfundimtar

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Erion Piciri, prej ditësh është përfolur në media se mund të pranonte të futej në Parlament.

Por ka qenë vetë Piciri, i cili përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka sqaruar se është pro djegies së mandateve nga kolegët e tij, duke theksuar se dhe nga ana e mazhorancës ka persona që duhet të ikin.

'PRO DJEGIES SE MANDATEVE
Përgëzime të gjithë atyre që dogjen mandatet e deputetëve. Njeriu duhet të njohi kufizimet e veta. Veshtire te gjeje aty ndonje personazh qe sjell ere ndryshimi. Krahasojini me deputete a kongresmene te vendeve te tjera dhe do kuptoni nivelin e perfaqesimit. Mediokritete pa fund te imponuara si modele te elites politike kombetare. Deputeti kudo eshte personalitet, mendimtar dhe orator, ketu ka perfunduar ne dordolec i varur ne kremastarin e kryetareve. Mire eshte te ikin edhe shume te tjere nga ana e pushtetit. Parlamentit duhet t'i kthehet serioziteti dhe profesionalizmi i njerezve me vokacion politik', ka shkruar Erion Piciri.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kriza politike, Kumbaro: Dialog, ose krijohet opozitë e re
'Ti mam duhet të pranosh atë mandat', RRËFIMI i pazakontë i kandidates së LSI: Im bir më tha... »
Article Logic
Execution time: 0.004845142364502
array(1) { ["section"]=> string(85) "u-perfol-se-do-te-futej-ne-parlament-kandidati-i-pd-merr-vendimin-perfundimtar-155306" }