U përfol se iku me pushime, Manastirliu zbulon bisedën me Veliajn kur ishte i infektuar me Covid-19

Publikuar tek: politike, më 17:15 29-10-2020 U përfol se iku me pushime, Manastirliu zbulon bisedën me Veliajn kur ishte i infektuar me Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbajtur një fjalim përpara banorëve të njësisë numër 9 në Tiranë.

Ajo ka zbuluar bisedat që bënte me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, teksa ishte në karantinë për shkak të infektimit me koronavirus.

Sipas Manastirliut, Veliaj kërkonte me ngulm që të dilte nga karantina, pasi kishte shumë punë për të bërë. Ministrja u ka kthyer përgjigje edhe atyre personave që thonin se Erion Velliaj ka gënjyer për infektimin me koronavirus, pasi ka qenë me pushime.

 “Po zbuloj një bisedë personale po vlen që ta dini të gjithë ju. Kur Erioni u prek nga Covidi në gusht të këtij viti, këta që bëjnë këtë ping pongun politik ishin me pushime në atë kohë, me Erionin flisja çdo ditë dhe gjëja që më thoshte ishte: “Kur do iki, kur do dal, kur do negativizohem që të dal se kemi aq shumë gjëra ndërkohë që ishte online gjithë kohës”,- tha Manastirliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllja e universiteteve, Kryemadhi: Si mund të studiojnë studentët që mësimin e marrin në laboratore?
VIDEO e Metës duke kënduar, Balla e akuzon: Presidenti shoqërohet me persona me të shkuar kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.011668920516968
array(1) { ["section"]=> string(105) "u-perfol-se-iku-me-pushime-manastirliu-zbulon-biseden-me-veliajn-kur-ishte-i-infektuar-me-covid-19-225679" }