U përfol se ishin ndarë, Robert Berisha lëshon ‘bombën’: Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë, por gjithë jetën do jemi prindërit e Renees!

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:05 25-08-2019 U përfol se ishin ndarë, Robert Berisha lëshon ‘bombën’: Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë, por gjithë jetën do jemi prindërit e Renees! Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Pasi prej disa kohësh mediat rozë po përflisnin një ndarje të një prej çifteve më simpatike të estradës, Robert Berishës dhe Nora Istrefit, ka qenë Robert ai që ka thyer akullin dhe ka sqaruar gjithçka për fansat dhe mediat.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ai ka bërë me dije se nuk është më bashkë me partneren e tij Nora Istrefin, por ka theksuar se ata të dy do të jenë gjithmonë mami dhe babi i vajzës së tyre, Renees.

Në postimin e tij vihet re edhe fotografia së bashku me Nora Istrefin dhe vajzën e tyre.

Postimi i Robert Berishës:

Portale të nderuara dhe ju fansa!

Ju kom premtu që keni me marr vesh prej meje e skeni nevojë mu lodhë e me kliku në çdo titull që e bojnë portalet...

Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarëve që din me nxjerr asi tituj...Unë dhe Nora nuk jemi mo bashkë, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë...dhe shokë të mirë deri në vdekje..nëse nuk ka dashni mes një qiftit, nuk domethënë me bo armik edhe mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shumë edhe respektojeni edhe qato që sju don të mirën se sen sbohet. Përmes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum që ma ka pru në jetë një fëmi si Renee...edhe shum kujtime të bukra prej 2006..Noriq-Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best.

berisha.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028083801269531
array(1) { ["section"]=> string(135) "u-perfol-se-ishin-ndare-robert-berisha-leshon-bomben-une-dhe-nora-nuk-jemi-me-bashke-por-gjithe-jeten-do-jemi-prinderit-e-renees-176317" }