U përfol se Tatimet i bllokuan biznesin, Donika Mici përgënjeshtron lajmin: Nuk jemi debitore ndaj askujt

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 14-08-2019 U përfol se Tatimet i bllokuan biznesin, Donika Mici përgënjeshtron lajmin: Nuk jemi debitore ndaj askujt

“Donianna”sh.p.k ishte një ndër bizneset që u përfol se ishin mbyllur nga Drejtoria e Tatimeve në aksionin kundër informalitetit pak ditë më parë.

Pas një lajmi në disa media, administratorja e kompanisë Donika Mici e ka përgënjeshtruar menjëherë.

Mici deklaron se "Doniana sh.p.k. nuk është debitore ndaj Drejtorisë së Tatim Paguesve të Mëdhenj dhe nuk i është bllokuar për asnjë moment aktiviteti apo llogaritë rrjedhëse të shoqërisë.

“Në lidhje me këtë publikim kemi kontaktuar me Drejtorin e Borxhit në Drejtorinë e Tatim Paguesve të Mëdhenj dhe na ka informuar se nuk kemi dijeni dhe nuk kemi dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me atë çfarë është publikuar në media.

Duhet të sjell në vemendjen Tuaj si media se shoqëria”Donianna” shpk nuk është debitore ndaj Drejtorisë së Tatim Paguesve të Mëdhenj ku ne jemi në juridiksion.

Nuk kemi asnjë akt bllokim aktiviteti dhe bllokim llogarish rrjedhëse të shoqërisë në bankat e nivelit të dytë të ndërmarrë nga Drejtoria e Tatim Paguesve të Mëdhenj.

Informacioni jo vetëm që nuk është i vërtetë dhe zyrtar, por ka sjellë një dëm të madh”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Donika Micit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02564001083374
array(1) { ["section"]=> string(110) "u-perfol-se-tatimet-i-bllokuan-biznesin-donika-mici-pergenjeshtron-lajmin-nuk-jemi-debitore-ndaj-askujt-175311" }