U përgjua nga prokuroria duke folur për para? Gjiknuri i përgjigjet Shehajt. Gazetari: Ja për se flitet në përgjime. I kam dëgjuar

Publikuar tek: politike, më 23:22 12-02-2018 U përgjua nga prokuroria duke folur për para? Gjiknuri i përgjigjet Shehajt. Gazetari: Ja për se flitet në përgjime. I kam dëgjuar

Disa ditë më parë në media doli lajmi se dy ministra aktual të qeverisë Rama janë përgjuar në Elbasan duke folur për “sasi parash”.

Është deputeti i Patrisë Demokratike, Agron Shehaj, ai që akuzon se në këto pergjime të supozuara janë ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj që flasin me Artur Zoton, fituesin e tre tenderave miliona dollarësh për ndërtimin tre e djegësve të mbetjeve.

Por edhe Shehaj i referohet mediave kur thotë se: “Ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017.”

Ministri Gjiknuri është përgjigjur shkurt këtyre akuzave në emisionin “Studio e Hapur” duke thënë se “Shehaj është aq i besueshëm sa çfarë e besojnë edhe vlonjatët që i dhanë votën”.

Ndërkohë në një emision tjetër, në “Tonight” të Ilva Tares, gazetari Alfred Lela thotë se i ka dëgjuar përgjimet e ministrave dhe në to flitet për sasi parash.

“Janë përgjime të tipit, merri paratë këtu, çoi atje, leri aty”, deklaroi Lela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20862483978271
array(1) { ["section"]=> string(133) "u-pergjua-nga-prokuroria-duke-folur-per-para-gjiknuri-i-pergjigjet-shehajt-gazetari-ja-per-se-flitet-ne-pergjime-i-kam-degjuar-110051" }