U përjashtua nga gara për Kryeprokuror, shtyhet sërish seanca për Lulzim Alushajn

Publikuar tek: aktualitet, më 07:51 21-10-2019 U përjashtua nga gara për Kryeprokuror, shtyhet sërish seanca për Lulzim Alushajn Lulzim Alushaj

Shtyhet për të dytën herë seanca në gjykatën Administrative për Lulzim Alushajn, i cili u skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Mësohet se mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor. 

Alushaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila e nxori jashtë garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me motivin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist (15 vite). Ndërkaq, gara për kryeprokuror do të vijojë të jetë e bllokuar derisa të jepet vendimi për Alushajn.

KLP-ja ka caktuar listën përfundimtare me 3 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsjan Çelën dhe Prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçajn

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023140907287598
array(1) { ["section"]=> string(87) "u-perjashtua-nga-gara-per-kryeprokuror-shtyhet-serish-seanca-per-lulzim-alushajn-182850" }