U përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, Gjoni: Nuk ma mbyllin dot gojën

Publikuar tek: politike, më 10:13 27-05-2020 U përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë, Gjoni: Nuk ma mbyllin dot gojën

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar në lidhje me përjashtimin për 10 ditë nga Byroja e Kuvendit.

Gjoni  me anë të një postimi në 'facebook' është shprehur se pavarësisht vendimit që është marrë nuk do t'i mbyllin dot gojën. Ai thotë se 7 deputete i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës, sepse duan të fshehin të vërtetën.

Sakaq, ai është shprehur se përjashtimi ka ardhur për shkak se kërkoi transparencë për shembjen e Teatrit.

Postimi i plotë i Ralf Gjonit:

Të palarat do dalin në shesh. Nuk ma mbyllni dot gojën!

Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.?‍♀️

Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi.

Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur).

Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop do kenë.

Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.

Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097031593322754
array(1) { ["section"]=> string(74) "u-perjashtua-nga-kuvendi-per-10-dite-gjoni-nuk-ma-mbyllin-dot-gojen-207977" }