Ditën e sotme grabitja e pikës së këmbimit valutor në Fier u përshkallëzua, pasi njëri prej të plagosurve ndërroi jetë në spital.
Augur Vernozi 54 vjeç u qëllua për vdekje nga autorët e grabitjes. Auguri, i cili ishte punonjës i Drejtorisë së Pyjeve dhe Mjedisit në Fier, ndërhyri gjatë grabitjes dhe u përlesh me autorët në tentativë për t’i ndaluar. Por u qëllua me një plumb në kokë dhe sot në mëngjes ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Për të nderuar veprimin e tij human, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka shkuar për vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit Vernozi.
“Mirënjohje për këtë akt heroik të Agur Vrenozit. Shembulli i një njeriu të përgjegjshëm. Shprehim indinjatën tonë për ngjarjen. Vlerësim maksimal për veprën e një babai shembullor. Është shembulli i një njeriu që donte që Fieri dhe Shqipëria të mos ishte kjo që është”, është shprehur ministri Klosi.
Nga kjo ngjarje i plagosur mbeti edhe Gëzim Hoxha, pronari i Exchange, ndërsa tre autorët u kapën në kohë rekord ditën e djeshme.