Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e djeshme pranë kompleksit Dinamo në Tiranë.
Një automjet tip “Renault” është përplasur me një motorr që drejtohej nga ish konkurrenti i Big Brother Bjordi Mezini. Bjordi nxitoi të përgënjeshtronte lajmin duke i cilësuar portalet si “kancer” por është një detaj që tradhton Bjordin dhe është pikërisht emri i tij.
Bjordi Mezini ka ndryshuar emrin dhe tashmë quhet George Balla. Kjo është dhe arsyeja se pse në raportimin e policisë dukej sikur kishim të bënim me një tjetër person.
Ajo që nuk dihet ende është se çfarë e ka shtyrë Bjordin të ndryshojë emrin por me gjasë një arsye të fortë duhet ta ketë. E rëndësishme është megjithatë që ish konkurrenti është në gjendje të mirë shëndetësore pas aksidentit të bujshëm.