U përplas me murin dhe vdiq shoqja pasagjere, arrestohet shoferja në Vlorë; Prangoset dhe 19 vjeçari me BMW që goditi për vdekje policin (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:32 27-01-2021 U përplas me murin dhe vdiq shoqja pasagjere, arrestohet shoferja në Vlorë; Prangoset dhe 19 vjeçari me BMW që goditi për vdekje policin (EMRAT) Pamje nga aksidenti i djeshem, viktima Anxhela Çapo

Silvana Muho, 22 vjeçe, është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar aksidentin në rrugën Vlorë-Fier, ku mbeti e vdekur shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

Sipas njoftimit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja Anxhela Çapo 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por shtetasja Silvana Muho 22 vjeçe.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, Silvana Muho, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip Hyundai, kjo shtetase ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të rrugës.

Për pasojë, nga përplasja e fuqishme ka ndërruar jetë shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

Foto: Viktima e aksidentit te djeshem Anxhela Çapo

Screenshot_15.jpg

Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Veliu, 19 vjeç.

Ky shtetas më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, polici Nuri Malaj 53 vjeç. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Foto: Nga aksidenti ku humbi jeten polici, ne Vlore:

e1cdb8ce052f86f9aedbf810186ba9d5_L.jpg

Lexo edhe: Kush është 23-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin TRAGJIK në Vlorë-Fier

Lexo edhe: Aksident tragjik në Vlorë, vdes në vend punonjësi i policisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 600 euro për në Gjermani me ‘COVID’ të falsifikuar; Kush janë 4 të arrestuarit nga Tirana, pronar të agjencive të udhëtimit (EMRAT)
Ditë zie në familjen e deputetes socialiste, ndahet nga jeta babai i Klodiana Spahiut »
Article Logic
Execution time: 0.012082099914551
array(1) { ["section"]=> string(147) "u-perplas-me-murin-dhe-vdiq-shoqja-pasagjere-arrestohet-shoferja-ne-vlore-prangoset-dhe-19-vjecari-me-bmw-qe-goditi-per-vdekje-policin-emrat-236558" }