U përplas nga makina, ndërron jetë vogëlushja në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:17 26-07-2017 U përplas nga makina, ndërron jetë vogëlushja në Tiranë Foto ilustruese

Një lajm tragjik vjen nga Spitali Ushtarak në Tiranë ku ka ndërruar jetë një vajzë 9 vjeçe e cila u aksidentua dy ditë më parë.

 Vajza me inicialet E. B. ka ndërruar jetë sot pas përplasjes fatale në Sukth.

Vogëlushja ishte duke ecur në këmbë në Katund Sukth, ku banonte, kur është përplasur nga një makinë tip “Benz”. Makina drejtohej nga 52 – vjeçari F.P. i cili është shoqëruar në polici.

9-vjeçarja është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por sot nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084648132324219
array(1) { ["section"]=> string(60) "u-perplas-nga-makina-nderron-jete-vogelushja-ne-tirane-87425" }