U përplas për vdekje në mes të Kavajës, Policia jep DETAJE

Publikuar tek: aktualitet, më 20:38 12-02-2019 U përplas për vdekje në mes të Kavajës, Policia jep DETAJE

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në mes të qytetit të Kavajës.

Sipas njoftimit, viktima është një 35 vjeçar me inicialet S.B, i cili ka qenë duke u kthyer me biçikletë në shtëpi, ndërsa është përplasur për vdekje nga një mjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, si dhe është vënë në ndjekje të autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë - Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045318603515625
array(1) { ["section"]=> string(64) "u-perplas-per-vdekje-ne-mes-te-kavajes-policia-jep-detaje-152544" }