U përplas për vdekje nga makina në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës (EMRI+FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 22-04-2017 U përplas për vdekje nga makina në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës (EMRI+FOTO+VIDEO)

UPDATE/ Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga një mjet në zonën e Tregut Elektrik.

Fillimisht u raportua për vdekjen e një 28 vjeçareje, por policia bën me dije se e vdekur ka mbetur Gjystina Shpani, rreth 48 vjeçe, me origjinë nga Mati. 

Burime nga policia bëjnë me dije se një mjet tip "Audi" ka goditur Gjystina Shpanin duke e lënë të vdekur. Pastaj shoferi është larguar me shpejtësi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ambulanca ka arritur me vonesë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e saj. 

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek Tregu Elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur një shtetase rreth 28 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja ende e paidentifikuar ka ndërruarr jete. Po punohet për gjetjen e automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

643154__HkFEq4Y0l.jpeg643154__BJzS94tAg.jpeg643154__SJBXo4tCl.jpeg643154__BJGF94Y0e.jpeg


Makina përplas 28-vjeçaren by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje gruan (FOTOT)
U shtyp me makinë, Kush është gruaja që humbi jetën tragjikisht sot në Tiranë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011950969696045
array(1) { ["section"]=> string(94) "u-perplas-per-vdekje-nga-makina-ne-tirane-zbulohet-identiteti-i-viktimes-emri-foto-video-76096" }