U përplasën ‘kokë më kokë’, arrestohen 2 shoferët e rinj në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:21 28-01-2020 U përplasën ‘kokë më kokë’, arrestohen 2 shoferët e rinj në Vlorë Foto ilustruese

Dy shoferë në moshë të re që janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin në Vlorë janë arrestuar nga policia.

Bëhet dije me se në pranga kanë rënë N.Xh 21 vjeç dhe K.I 24 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Dy të rinjtë ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy dretues mjeti pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugorë:

N.Xh., 21 vjeç, banues në Vlorë.
K.I., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ditën e djeshme, në një nga akset rrugore të lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, këta shtetas duke drejtuar automjete të ndryshme, janë përfshirë në aksident me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar vetë si dhe dy pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062505006790161
array(1) { ["section"]=> string(69) "u-perplasen-koke-me-koke-arrestohen-2-shoferet-e-rinj-ne-vlore-193368" }