54-vjeçari Agur Vrenozi është padyshim një hero.
Ai hyri të ndihmonte pronarin e këmbimit valutor në Fier që po përleshej me grabitësit por mori një plumb në kokë që i solli më pas vdekjen. Mbarë opinioni publik është i prekur nga gjesti i Agurit i cili zbulohet se ka mbajtur një pozicion të rëndësishëm në Fier.
Ai ishte shefi i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe kjo ngjarje ka tronditur së tepërmi edhe zyrtarët e këtij sektori. Sot, Agur Vrenozi po përcillet për në banesën e fundit me shumë nder e lavdi për gjestin e tij të rrallë që i mori jetën por nga ana tjetër dha mesazhin e fortë të njeriut që i gjendet pranë njeriut.
MË SHUMË NGA NGJARJA:
Ditën e djeshme një pikë e këmbimit valutor ra pre e grabitjes nga 3 persona të armatosur në Fier.
Por, gjatë “aksionit” për të boshatosur kasafortat dhe arkat me para, autorët u përballën me rezistencën e pronarit të exchange, Gëzim Hoxha, si dhe një kalimtari të rastit, Augur Vernozi.
Të dy u qëlluan me armë zjarri tip kallashnikov dhe u plagosën rëndë. Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda, kryesisht në kokë, njëri nga të qëlluarit, Augur Vernozi 54 vjeç.
Ai ndërroi jetë në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë.
Augur Vernozi (personi në foto) tenoi të ndalonte autorët e armatosur, por ra vetë viktimë e kësaj ngjarje që terrorizoi dje qytetin e Fierit në mes të ditës.
Policia ndërkohë arriti të kapë në kohë rekord 3 autorët e krimit, të cilët tashmë do të përballen me drejtësinë.