U plagos gjatë kapjes së autorit të vrasjes së dyfishtë, Lleshaj viziton efektivin e FNSH

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 28-02-2020 U plagos gjatë kapjes së autorit të vrasjes së dyfishtë, Lleshaj viziton efektivin e FNSH

Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar ditën e sotme në spital Efektivin e FNSH, Kastriot Haxhiaj që mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e Fatmir Kolecaj, i cili 3 ditë më parë vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, Esmeralda e Vledison Filopatin.

Efektivi i FNSH së Shkodrës është plagosur me plumb në këmbë nga Kolecaj, para se ky i fundit të vriste veten.

Behet me dije se Haxhiaj i cili është 51 vjeç nga Burreli, por që jeton në Lezhë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë aksionit ai ka marrë një plumb në muskuj por fatmirësisht nuk ka pësuar hemorragji.

Mjekët kanë bërë me dije se do të realizohet një operacion për nxjerrjen e plumbit por për momentin po e mbajnë në vëzhgim plagën të mos të infektohet.

f88377335ed6e0f59d460813c611f096_L_1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089478492736816
array(1) { ["section"]=> string(95) "u-plagos-gjate-kapjes-se-autorit-te-vrasjes-se-dyfishte-lleshaj-viziton-efektivin-e-fnsh-196783" }