U plagos në protestë, efektivja Ina Nuka viziton sot Ambasadën turke në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:26 18-01-2019 U plagos në protestë, efektivja Ina Nuka viziton sot Ambasadën turke në Tiranë

Punonjësja e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së 22 Nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë, paraditen e sotme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një vizitë falënderimi në ambasadën turke në Tiranë. Aty u prit nga Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Nuka falënderoi ambasadën e Turqisë, Presidentin e Turqisë, mjekët që kryen operacionin, përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Turqi, për impenjimin dhe ndihmën duke bërë të mundur rikuperimin e gishtave të dorës.

Drejtori Veliu shprehu vlerësime për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë punonjëses së Policisë.

Ambasadori Yörük i uroi shërim të shpejtë Ina Nukës. "Jam i lumtur që sot e shikoj motrën tonë të qeshur dhe të gatshme për t'u rikthyer në punë. Miqësia e dy popujve tanë është e përjetshme dhe ne përsëri edhe në të ardhmen do jemi të gatshëm për të mbështetur vëllezërit tanë shqiptarë", nënvizoi ambasadori turk.

Në përgjigje të interesit të medias, Ina Nuka theksoi se kjo ngjarje e ka bërë më të fortë dhe asnjëherë nuk ka menduar të tërhiqet pavarësisht vështirësive, pasi Policia është ëndrra e saj. Në muajin shkurt ajo pritet t'i nënshtrohet një tjetër operacioni në Turqi për të bërë të mundur rikuperimin e plotë të gishtave të dorës.

 

50026185_2349681005318257_3830658911573114880_o.jpg

50553670_2349681161984908_8404207394233516032_o.jpg

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret në zyrë sportistët e njohur: Ambasadorë të shkëlqyer
Sesioni i ri parlamentar, Gramoz Ruçi bashkëbisedim me gazetarët »
Article Logic
Execution time: 0.017372131347656
array(1) { ["section"]=> string(84) "u-plagos-ne-proteste-efektivja-ina-nuka-viziton-sot-ambasaden-turke-ne-tirane-149334" }