U plagos nga Fatmir Kolecaj, niset me urgjencë drejt Traumës efektivi i FNSH

Publikuar tek: aktualitet, më 21:46 27-02-2020 U plagos nga Fatmir Kolecaj, niset me urgjencë drejt Traumës efektivi i FNSH

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt që mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e Fatmir Kolecaj, 47 vjeçari që dy ditë më parë vrau ish-bashkëshorten dhe ish-kunatin në derën e shtëpisë, është nisur drejt Spitalit të Traumës.

Ai mbeti i plagosur pas rrethimit të shtëpisë ku qëndronte Kolecaj, në Zejmen të Lezhës. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën, por është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas Policisë, 45 orësh kërkime dhe kryeje të veprimeve proaktive ata kanë bërë të mundur lokalizimin e Fatmir Kolecaj, i cili në orët e pasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Menjëherë forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, po ai jo vetëm që nuk i është përgjigur thirrjes për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe të dorëzohej. Fatmir Kolecaj kur ka parë se s'kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098841190338135
array(1) { ["section"]=> string(82) "u-plagos-nga-fatmir-kolecaj-niset-me-urgjence-drejt-traumes-efektivi-i-fnsh-196695" }