U plagos nga snajperat në Siri, Floresha Rasha operohet në spitalin e Traumës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:55 26-01-2021 U plagos nga snajperat në Siri, Floresha Rasha operohet në spitalin e Traumës Floresha Rasha

Floresha Rasha, shtetësja e parë shqiptare që u nxor nga kampet e Sirisë për tu riatdhesuar në vendin tonë i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës në Tiranë.  

Sipas asaj që raporton gazetari Muhamed Veliu, Rasha ka kryer operacionin në këmbën e saj, një operacioni i gjatë për të korrigjuar dëmtimet e shkaktuara nga një goditje me snajper në Bejrut.

Mjekët pohuan se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pas asaj do t’i duhet t’i nënshtrohet disa seancave fizioterapie. Po ashtu Rasha tregoi se vajza e saj mbeti e vrarë nga bombardimet.

Ajo u ngjit në avion përmes një karroce invalidi pasi e kishte të pamundur ecjen si pasojë e plagosjes.

Kushtet në të cilat ajo ndodhej në kampin Al Hol si pasojë e plagosjes kishte nevojë për një operacion kirurgjikal të specializuar. Kjo detyroi autoritetet kurde që të lejonin kthimin e saj së bashku me tre fëmijët në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SPAK arreston drejtorin e Kadastrës së Beratit; merrte para për të dhënë legalizime
Kreu i Drejtorisë Detare bën denoncimin e FORTË: Po i fshihet amza 2000 detarëve, u hiqet e drejta për punësim në anije »
Article Logic
Execution time: 0.012861967086792
array(1) { ["section"]=> string(83) "u-plagos-nga-snajperat-ne-siri-floresha-rasha-operohet-ne-spitalin-e-traumes-236510" }